Iraola planifikon ndryshime, Liverpuli hyn në garë për yllin afrikan

Jun 7, 2026 | 17:20

Liverpuli ka nisur bisedimet me Lajpcigun për transferimin e talentit 19-vjeçar, Jan Diomande.

diomand

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë shihet si zëvendësuesi ideal i Mohamed Salah, i cili ka mbyllur aventurën e tij në “Anfield”. Klubi gjerman nuk dëshiron ta shesë lehtë lojtarin dhe kërkon mbi 130 milionë euro, ndërsa Liverpuli shpreson ta mbyllë marrëveshjen për rreth 110 milionë euro.

Për Diomande interesim kanë shfaqur edhe PSG dhe Siti, por Liverpuli beson se mund ta bindë lojtarin me një rol të rëndësishëm në ekip. Sezonin e kaluar, ai shënoi 23 gola dhe 10 asiste me Laipcigun.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura