Irani sulmon me raketë edhe Turqinë, reagon Ankaraja: U neutralizua para se të hynte dhe të na godiste, jemi gati të kundërpërgjigjemi!

Mar 4, 2026 | 13:01

Turqia njoftoi sot (4 mars) se sistemet mbrojtëse të NATO-s kanë kapur një raketë balistike të lëshuar nga Irani, përpara se ajo të hynte në hapësirën ajrore turke.

rakete balistike

Konkretisht, Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare deklaron se:

“Një raketë balistike, e lëshuar nga Irani dhe e zbuluar duke u drejtuar drejt hapësirës ajrore turke, pasi kaloi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë, u neutralizua menjëherë nga mbrojtjet raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor”.

Ndër të tjera, Ankaraja vëren se:

“Çdo hap i ndërmarrë për të mbrojtur territorin dhe hapësirën ajrore tonë do të jetë vendimtar dhe pa hezitim. Ju kujtojmë se rezervojmë të drejtën për t’iu përgjigjur çdo qëndrimi armiqësor ndaj vendit tonë”.

Gjithashtu, sipas ministrisë turke, municioni që ra në rajonin Dertyol të provincës Hatay ishte pjesë e sistemit të mbrojtjes ajrore të Turqisë, i cili e kapi kërcënimin në ajër. Nuk pati viktima apo të lënduar nga incidenti.

© Panorama.al

Te lidhura