Irani sulm me dron ndaj një aeroporti në Nakhichevan, Azerbajxhani paralajmëron hakmarrje

Mar 5, 2026 | 11:53

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit beri te ditur se një dron goditi ndërtesën e terminalit të aeroportit në Nakhchivan,  duke plagosur dy persona. Një tjetër dron ra mbi një ndërtesë shkolle në fshatin Shakarabad.

aeroporti-azwebajxhan

Pamje video nga zona tregojnë shkëndija dhe shpërthime pranë aeroportit, ndërsa përdorues të mediave sociale raportuan se objektivi u godit në mes të përshkallëzimit të konfliktit rajonal. Video të tjera tregojnë dëme materiale brenda ndërtesës së terminalit.

Autoritetet thanë se në momentin e sulmit mbi 50 avionë civilë ndodheshin në hapësirën ajrore të Azerbajxhanit, por ata ishin në distancë nga aeroporti i goditur.
Reagimi i Azerbajxhanit Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit e dënoi sulmin, duke e cilësuar atë një “shkelje të normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare” dhe një veprim që rrit tensionet në rajon. Qeveria e Baku ka kërkuar shpjegime dhe hetim të plotë nga Irani, ndërsa paralajmëroi se vendi rezervon të drejtën për të ndërmarrë kundërmasa të përshtatshme nëse incidente të ngjashme përsëriten.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme thirri ambasadorin e Iran për t’i dorëzuar një protestë zyrtare diplomatike.

Nakhchivan është një enklavë e Azerbajxhanit që kufizohet me Iranin, Turqinë dhe Armenia. Për shkak të pozicionit të tij gjeografik në Kaukazin e Jugut, rajoni konsiderohet strategjikisht shumë i ndjeshëm. Për këtë arsye, sulmi ndaj aeroportit shihet nga analistët si një përshkallëzim i rëndësishëm i tensioneve, i cili mund të rrezikojë zgjerimin e konfliktit në një zonë edhe më të gjerë të rajonit.

© Panorama.al

Te lidhura