Presidenti i SHBA, Donald Trump ka bërë me dije se janë informuar se Irani ka ndaluar vrasjet e protestuesve dhe se nuk ka plane për ekzekutime të tyre.
“Sapo mora këtë informacion,” tha Trump, duke shtuar: “Shumë njerëz kanë thënë ditët e fundit se sot do të jetë dita e ekzekutimit.”
Më herët, presidenti amerikan premtoi se SHBA-të do të merrnin “masa shumë të ashpra” nëse regjimi në Teheran vazhdon me ekzekutimin e protestuesve. Sipas informacioneve nga Sky Neës, brenda orës së fundit u bë e ditur se Erfan Slotani, i cili besohej të ishte i pari që do ekzekutohej në kontekstin e protestave aktuale, nuk u ekzekutua sot.
Gjatë ditës, SHBA dhe Britania evakuuan personelin ushtarak ng baza ushtarake amerikane në Katar. Së fundmi, raportohet se Britana ka mbyllur përkohësisht edhe ambasadën e saj në Teheran.
“Ne e kemi mbyllur përkohësisht Ambasadën Britanike në Teheran, e cila tani do të funksionojë nga distanca. Këshillat e udhëtimit të Ministrisë së Jashtme tani janë përditësuar për të reflektuar këtë ndryshim konsullor.“, thuhej në reagim.
SHBA ka paralajmëruar se do të ndërhyjë ushtarakisht nëse Irani vret protestuesit që kanë “mbushur” prej javësh rrugët kundër krizës ekonomike dhe regjimit të vendit.
Mbi 2 500 protestues dyshohet të jenë vrarë, sipas të dhënave nga një grup i të drejtave të njeriut ndërsa mbi 18 mijë të tjerë janë arrestuar.
© Panorama.al












