Qeveria gjermane nuk largon dyshimet mbi karakterin thjesht civil të programit nuklear iranian. “Në spekulimet për kërcënimet me sulme ushtarake të Izraelit kundër Iranit, qeveria gjermane nuk merr pjesë”, tha Ministria e Jashtme në Berlin pas zhurmës nëpër media që ka shkaktuar deklarata e Presidentit izraelit, Shimon Peres. Duke iu referuar raporteve sekrete, gazeta “Washington Post” njoftoi se për zhvillimin e armës atomike Irani ka marrë ndihmë teknike shumë të rëndësishme një herë nga specialistë të ish-Bashkimit Sovjetik dhe një herë nga specialistë pakistanezë. Por Moska paralajmëroi Izraelin se ndërhyrja ushtarake ndaj Republikës islamike do të ishte një gabim shumë i rëndë me pasoja jashtë çdo parashikimi.











