Ipsuiç shpenzoi 3 milionë paund për të, Anis Mehmeti i etur për fitore: Jam këtu për Premier Ligën

Jan 24, 2026 | 7:10

Anis Mehmeti hodhi një hap të rëndësishëm në karrierë, duke iu bashkuar Ipsuiçit, me synimin për ta ndihmuar klubin të rikthehet në Premier Ligë. Sulmuesi 25-vjeçar u transferua te skuadra e re nga Bristol Sitit për një shumë të padeklaruar, që sipas zërave sillet rreth 3 milionë paundëve, dhe ka firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2029.

Anis Mehmeti joins Ipswich Town from Bristol City - Ipswich, UK - 23rd January 2025

“Jam vërtet i emocionuar që kam firmosur. Gjithçka që klubi po përpiqet të arrijë përputhet me ambiciet e mia dhe kjo flet vetë. Tifozët janë të jashtëzakonshëm dhe mezi pres të luaj përpara tyre. Jam një lojtar i etur për fitore; dua të shënoj gola, të jap asist dhe të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar ekipin. Të gjithë e dinë që ambicia është rikthimi në Premier Ligë dhe unë jam këtu për të na ndihmuar ta realizojmë këtë”, deklaroi Shqiptari.

Mehmeti u transferua në te Ipsuiç pasi kishte shënuar tashmë tetë gola dhe kishte dhënë gjashtë asistime në gjysmën e parë të sezonit 2025/26 të EFL Championship me fanellën e Bristol Sitit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura