
Interi do bëjë pa dyshim revolucion në merkato si me blerjet, ashtu edhe me shitjet. Madje, për të qëndruar brenda parametrave të “fair play”-t financiar, klubi i Masimo Moratit mund të vendosë që të heqë dorë nga disa prej yjeve të skuadrës, në mënyrë që të bëjë blerjet e reja. Inter mund të shesë Uesli Shnajder. Mançester Junajtid mbetet ende i interesuar, por Morati nuk do ta japë për një shifër më të vogël se 47 milionë euro, pa përfshirjen e lojtarëve të tjerë në tratativë. “Djajtë e kuq” po e mendojnë seriozisht mundësinë e blerjes së Shnajderit.











