Topi merr mbështetje nga Benedikti i XVI

May 1, 2011 | 14:48

TIRANE- Presidenti i Republikës Bamir topi u takua sot me Papa Benediktin e XVI të cilit i shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e përkrahjen e madhe që Selia e Shenjtë i ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme konsolidimit të demokracisë, por dhe bashkëjetesës fetare në Shqipëri.

Topi vlerësoi maksimalisht figurën e Papa Gjona Palit, duke sjellë në vemendje dashamirësinë dhe miqësinë që pati demonstruar Papa Gjon Pali II për shqiptarët, e veçanërisht për Nënë Terezën, të cilën e pati cilësuar si ‘përfaqësuesen më të mirë të popullit shqiptar dhe të Kishës Katolike në dimensione boterore.

Ndërkohë, nga ana e tij, Papa Bendikti XVI, theksoi se Selia e Shenjtë do të vazhdojë të mbështesë plotësisht Shqipërinë në aspiratën e saj integruese për në Bashkimin Evropian.

Ati i Shenjtë vlerësoi lart gjithashtu edhe bashkëjetesën e harmoninë ndër-fetare që ka karakterizuar popullin shqiptar gjatë gjithë historisë së tij shekullore.

© Panorama.al

Te lidhura