Integrimi dhe zgjedhjet, takim Nishani-Wollfarth

Sep 13, 2012 | 16:28

TIRANE- Zhvillimet politike ne vend, pritshmeria ne kuader te plotesimit te detyrimeve per integrimin dhe zgjedhjet e ardhshme kane qene ne qender te takimit te sotem mes Presidentit te vendit, Bujar Nishani dhe ambasadorit te OSBE-së të akredituar në Tiranë Eugen Wollfarth.

Presidenti Nishani e garantoi kreun e prezences se OSBE-së se do të bëhet me e mira për të shfrytëzuar në mënyrë efektive kohën e mbetur për të plotësuar kriteret që garantojnë marrjen e statusit të vendit kandidat në BE dhe se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për rritjen e standardeve edhe pas këtij momenti.

Nga ana e tij ambasadori ka informuar Presidentin Nishani lidhur me disa vizita të rëndësishme nga drejtues të lartë të OSBE-së, përkatësisht të përfaqësueses se kreut të rradhës së OSBE në fund të shtatorit dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE të në fillim të tetorit.

© Panorama.al

Te lidhura