TIRANË- Shumë prej shqiptarëve paguajnë ryshfet, vlera mesatare e të cilit është 43 euro.
Ky është përfundimi i një studimi të publikuar nga INSTAT, mbi korrupsionin. Sipas studimit, korrupsioni ka rezultuar më i lartë në zonat rurale, ndërkohë që pjesa më e madhe e ryshfetit jepet për mjekët e pastaj policët.
Plot 71% e rasteve ku qytetarët deklarojnë se japin ryshfet për një problem apo një tjetër janë ato që paratë në formën e ryshfetit i marrin bluzat e bardha dhe policët.











