“Inkurajojmë dialog”- Mesazhi i McAllister për politikën shqiptare: Mazhoranca të krijojë hapësira për opozitën

Feb 26, 2026 | 13:00

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian diskutoi draft raportin për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian.

david mcallister

Në fjalën e tij kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian David McAllister u ndal te zhvillimet në Shqipëri, ecuria e reformave, integrimi europian si edhe opozita shqiptare.

Ai dha mesazhe të rëndësishme duke theksuar se është  me rëndësi që mazhoranca dhe opozita të bashkëpunojnë për interesat e qytetarëve.

“Artikulli numër 21, do të vazhdojmë për draft raportin për Shqipërinë. Shqipëria i ka hapur të gjitha kapituj dhe është në pritje të raportit. Shqipëri duhet të vazhdojë edhe më tej të punojë për të shkuar më tej drejt procesit të avancimit. Çdo vend ecën në mënyrë individuale në këtë proces. Duhet parë ndryshimi i madh për qytetarët, vlerësojmë se të gjitha forcat politike kanë pasur interes drejt procesit të integrimit. Inkurajojmë dialog politik është me rëndësi që edhe mazhoranca të krijojë hapësira për opozitën dhe opozita të bëhet më bashkëpunuese në interes të popullit dhe të demokracisë. Ne kemi parë progres në Shqipëri. Kemi bërë vizitë në Shqipëri ashtu si edhe pak ditë më parë ku kemi vënë edhe progreset”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura