Inis Gjoni, tashmë në ekran si profesoreshë baleti

Mar 15, 2014 | 15:26

Pasi ka përfunduar ciklin e shfaqjeve të komedisë “10 vjet martesë”, Inis Gjoni do të lërë për pak regjinë, për t’iu rikthyer baletit. Por tashmë jo më si balerinë, por si profesoreshë kërcimi, si një nga anëtaret e jurisë së një audicioni televiziv për balerinë. Inis Gjoni do të jetë së bashku në panel me Kozeta Bakiun dhe Gert Vason, për të përzgjedhur konkurrentët e rubrikës së re televizive, që pritet të nisë së shpejti në programin “E diela shqiptare” në “Tv Klan”. Më datë 17 mars, në orën 16:00, në këtë televizion do të zhvillohet audicioni për djem dhe vajza pa limit moshe, të cilët do të zgjidhen të konkurrojnë me një qëllim final. Fituesit do të përfitojnë një kontratë bashkëpunimi me “TV Klan” në sezonin e ri shtator 2014 e më pas. Gara do të zgjasë 15 javë në programin “E Diela Shqiptare”. Inis Gjoni i rikthehet pas shumë vitesh pasionit për baletin, ashtu siç njihej në fillimet e saj në televizion, si një balerinë.

© Panorama.al

Te lidhura