Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë një konference për shtyp me Shefen e Misionit, znj. Anke Weber, u shpreh se inflacioni në vend mbetet i ulët, por i qëndrueshëm.
Sipas projeksioneve të Bankës së Shqipërisë, ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm me ritme të ngjashme me vitin aktual.
“Këto ritme rritjeje do të mundësojnë një shfrytëzim më të mirë të burimeve prodhuese të vendit, duke krijuar hapësira për kthimin e inflacionit në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2026 dhe stabilizimin e tij rreth nivelit 3% në vitet pasuese”, tha Sejko.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në SEPA, i cili u bë operacional në tetor 2025.
“Ky hap finalizon një punë të gjatë dhe komplekse të BSH-së dhe dëshmon shkallën e konvergjencës sonë rregullatore dhe infrastrukturore. Redukton kostot e transaksioneve me partnerët e huaj dhe nxit integrimin e vendit në BE”, shtoi Guvernatori.
Në përfundim Sejko tha se parashikimet e Bankës së Shqipërisë mbeten pozitive, duke ofruar perspektiva optimiste për ekonominë dhe stabilitetin e çmimeve në vend.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko: Anëtarësimin i Shqipërisë në SEPA, anëtarësim i cili u bë operacional në tetor të vitit 2025 është finalizimi i një pune të gjatë dhe komplekse të BSH. Ky anëtarësim është dëshmi e shkallës së konvergjencës tone rregullatore dhe infrastrukturore në sistemet e pagesave. Redukton koston e transaksioneve me partnerët e huaj dhe nxit integrimin vendit në BE.
Parashikimet tona për të ardhmen mbeten pozitive. Në vija të përgjithshme projeksionet tona sugjerojnë se ekonomia do të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm me ritme të përafërta me ato të vitit aktual.
Në gjykimin tonë këto ritme rritje do të mundësojnë një shfrytëzim më të mirë të burimeve prodhuese të vendit, duke krijuar hapësira për kthimin e inflacionit në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2026 dhe stabilizimin e tij rreth nivelit 3% në vitet pasuese.











