Indi, një festival filmi kushtuar Nënë Terezës

Sep 6, 2011 | 11:06

“Mother Teresa International Film Festival” po zhvillohet në Indi. Festivali i filmit, që mban emrin e shenjtores shqiptare, po zhvillohet në kujtim të ditës së Lumturimit të saj nga Vatikani. Mësohet se festivali në fjalë është i pari i këtij lloji. Ai përmban 12 filma, duke përfshirë “Bota e pestë”, një film i animuar për Nënë Terezën, “Në gjurmët e nënës”, një vështrim në jetën e Misionareve të Bamirësisë, “Me emrin e varfër të Perëndisë” (SHBA), me regji të vajzës së Charlie Chaplin, Geraldine Chaplin, “Precious Love” (SHBA), “Zbulesa e Kalkutës” (Francë) dhe 5 filma të regjisorëve indianë. “Disa shkolla dhe institucione arsimore u janë bashkuar festimeve të përvjetorit të lindjes së Nënë Terezës, duke u bërë pjesë e tij”, është shprehur për mediat indiane, drejtori i festivalit Frank Krishnar. Hapja zyrtare për publikun është bërë me filmin “Nënë Tereza”, një poemë epike tri orë nga Italia, e cila u kthye më vonë në një seri mini-TV. “Ne të gjithë e dimë se çfarë i ka dhënë shoqërisë Nënë Tereza, por sfidat me të cilat ajo u përball për ta bërë këtë, janë ndoshta një kapitull i fshehur. Këta filma kanë portretizimin në kryevepër të jetës së saj”, tha Krishnar.

© Panorama.al

Te lidhura