Incko: Mohimi i genocidit, i papranueshëm

Jun 5, 2012 | 10:21

Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje, Valentin Incko ka deklaruar se mohimi i geoncidit është i papranueshëm dhe se ballafaqimi me krimet e luftës është hapi i parë në përmirësimin e marrëdhënieve në rajon.

“Mohimi i gjenocdit në Srebrenicë është i papranueshëm dhe i pafalshëm”, ka thënë Incko, duke reaguar ndaj deklaratës së presidentit të ri serb, Tomislav Nikolic, se në “Srebrenicë nuk ka ndodhur genocid”.

Incko ka thënë se mohimi apo relativizimi i krimeve gjenocidale është ofendim për famijlet e viktimave, sikurse edhe për njerëzimin në përgjithësi dhe i shërben vetëm shtimit të tensioneve.

Deklarata e Nikolicit ka nxitur edhe reagimet në Bashkimin Evropian, ku është thënë se “nuk do të lejohet që të rishkruhet historia”.

© Panorama.al

Te lidhura