TIRANE- Incidenti ne Kombinat, kur tre perosna, mes tyre kryeplaku i zones u perleshen ka ndodhur per mbajtjen e radhes se votimit. Deklarata eshte e policise se Tiranes, e cila ka sqaruar incidentin e ndodhur sot në Kombinat, në afërsi të shkollës “Myslym Keta” në kryeqytet.
“Motivi i grindjes së shtetasve Vladimir Hysi, 53 vjeç, Kryeplak për Njësinë Nr.6 Tiranë, Gildian Koraqi, 51 vjeç dhe Bujar Karaj, 32 vjeç, ka qënë për mbajtjen e rradhës për të votuar zgjedhjet vendore 2011”- thuhet ne deklaraten e policise.
Sipas saj, në oborrin e shkollës “Myslym Keta”, autorët e dyshuar shtetasit Gildian Koraqi dhe Bujar Karaj, kanë debatuar dhe më pas kanë goditur dhe dhunuar 53 vjecarin Vladimir Hysi.
Aktualisht shtetasit Gildian Koraqi dhe Bujar Karaj janë shoqëruar dhe po merren në pyetje, ndërkohë që do të procedohen për veprën penale të “Dëmtime të tjera me dashje” thuhet në deklaratën e policisë.
© Panorama.al











