Incident në qendrën 1718 në Qytetin Studenti

May 8, 2011 | 13:44

TIRANE- Ne afersi te Qytetit Studenti, në Tiranë, në qendrën e votimit 1718 të njësisë numër 2 raportohet te jene sulmuar gazetari dhe operatori i Top Channel, te cileve u eshte rrembyer edhe kamera.

Ata tentuan te xhironin pas sinjalizimit të kapjes së dy personave me karta identiteti falso, por nuk jane lejuar nga perosna ende te paidentifikuar, te cilet i kane sulmuar.

Policia eshte njoftuar per ngjarjen ne fjale, e cila do te hetoje per identifikimin e autoreve dhe zbardhjen e asaj qe ka ndodhur.

© Panorama.al

Te lidhura