Incident në Kupën e Botës 2026, një i vdekur në të shtënat me armë zjarri në zonën e tifozëve në Kaliforni!

Jun 29, 2026 | 11:51

Një incident tragjik ndodhi të dielën vonë në mbrëmje, pa qenë në zhvillim e sipër asnjë ndeshje futbolli e Kupës së Botës në atë kohë, pasi ndeshja e vetme e djeshme (Kanada-Afrika e Jugut) ishte zhvilluar herët në pasdite (14:00 sipas kohës amerikane).

kupa e botes

“Një viktimë u shpall e vdekur në vendngjarje. Viktima e dytë u transportua në një spital lokal me lëndime kërcënuese për jetën”, thanë autoritetet.

Policia e San Jose në një postim në platformën e rrjeteve sociale X, shtoi:

“Ky incident po hetohet si vrasje. Disa rrugë përreth janë mbyllur në zonë”.

Incidenti ndodhi në Sheshin San Pedro, një nga disa vende në Zonën e Gjirit të San Franciskos, ku turma të mëdha janë mbledhur për “festa shikimi” drejtpërdrejt, duke parë ndeshjet e Kupës së Botës 2026 në ekrane gjigante.

Zona e Gjirit ka pritur pesë ndeshje të Kupës së Botës deri më tani, ku e radhës është ndeshja eliminatore e raundit të 1/3 midis Bosnjës dhe bashkë-organizatorëve të Shteteve të Bashkuara.

© Panorama.al

Te lidhura