SHBA dhe Gjermania do të diskutojnë modelin e ri të ndarjes së barrës në NATO, ministri gjerman: Të sigurojmë mbështetje afatgjatë për Ukrainën

Jun 29, 2026 | 11:30

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul dhe homologu i tij amerikan Marco Rubio do të diskutojnë një kornizë të re për ndarjen e barrës në NATO këtë javë në Uashington, njoftoi sot, të hënën, kreu i diplomacisë gjermane.

minisri i jashtem gjerman

Wadephul dhe Rubio do të diskutojnë “si mund të arrijmë një marrëveshje të re për ndarjen e barrës brenda aleancës dhe të sigurojmë mbështetje të qëndrueshme dhe afatgjatë për Ukrainën në samitin e NATO-s javën e ardhshme në Ankara”.

“Mbështetje që do ta bëjë Moskën të kuptojë se më në fund është koha për t’i dhënë fund vrasjeve në Ukrainë dhe për t’u ulur në tryezën e negociatave”, tha Wadephul.

© Panorama.al

Te lidhura