Igli Tare i surprizon të gjithë, projekton lëvizjen e madhe për Milanin në merkato

Jan 13, 2026 | 9:38

Leon Goretzka është në radarin e Milanit. Kjo është lëvizja surprizë e Igli Tares, që është i gatshëm të futet në garë për mesfushorin e Bajern Mynih.

tare

Bëhet fjalë për një transferim që do të kompletohej me kosto zero në verë. Goretzka nuk ka pranuar rinovimin, për këtë nuk do të jetë çudi nëse destinacioni i radhës është Italia.

Kontributi i 30-vjeçarit është parë vetëm në Gjermani. Nga viti 2018 është pjesë e bavarezëve dhe rinovimi me shumë gjasa nuk do ndodhë.

Klube të tjera si Barcelona, Arsenali, Napoli dhe Totenhem janë shfaqur po ashtu pas tij ndër të tjerë. E ardhmja do të vendoset në verë sepse nuk duket që rinovimi do të vijë gjatë kësaj kohe.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura