Ibiza, në pranga 73 italianë e britanikë për drogë

Sep 1, 2011 | 17:57

Policia spanjolle tha të enjten se ka arrestuar 73 të dyshuar për trafik droge, kryesisht italianë dhe britanikë. Arrestimi i tyre u bë pas një aksioni të policisë në ishullin turistik Ibiza. Gjatë operacionit, u sekuestruan, më shumë se 4 kg kokainë, hashah, akstazi dhe 90.000 euro.

Operacioni u zhvillua në dy faza, në operqacionin e parë policia arrestoi 13 persona, nëntë britanik, tre irlandeze dhe një polake, të cilët akuzohen për trafikim.

“Këta të arrestuar janë pjesë e një nga organizate aktive në ishull, ofruesit kryesorë të kokainës dhe drogës në diskoteka dhe pika të tjera argëtuese”, tha policia.

Mendohet se droga erdhi në Ibiza, vetëm gjatë kësaj verë për të përmbushur kërkesën e madhe nga  pushuesit.

Në një operacion të dytë, synohej arrestimi i një të dyshuari si pjestar i Camorras italiane. Nga aksioni, policia mundi të arrestoi 60 të dyshuar, kryesisht italianë, ndërsa bastisën 22 shtëpi. Në shtëpi u gjet, hashah, pilula, kokainë, ekstazi dhe 21.000 euro.

Gjatë dy operacioneve, policia njoftoi se kishte sekuestruar një total prej 5.500 pilulash të një lloji të njohur me emrin, “Pink Rock Star” të ngjashme me pilulat që  shkaktuan vdekjen e një gruaje britanike në Ibiza gjatë muajit korrik.

 

© Panorama.al

Te lidhura