“I vetmi vend në botë ku zv.kryeministrja ka 300 apartamente”- Klevis Balliu: Çmenduri! As Gadafi nuk ishte kështu, duhet t’i detyrojmë të japin dorëheqje

Dec 20, 2025 | 17:39

Deputeti Klevis Balliu ishte pasditen e sotme në Kjo Javë, teksa foli për çështjen Ballukun.

klevis balliu

Balliu shprehu indinjatën e tij se pas hetimeve rezulton se Ballukun zotëron 300 apartamente pasuri, ndërkohë që përbën çmendur se si një zv.kryeministre ka një pasuri të tillë.

Nga ana tjetër flet edhe për skandalin e AKSHI dhe Ergys Agasin, që për të është koordinatori i Ramës me krimin, që vetëm në shtëpi kishte 3 mln euro pasur shishe vere.

Balliu: Do ketë një pjesëmarrje të madhe se qytetarët e kanë kuptuar fare mirë se kë kanë përballë. Merret peng një biznesmen nga policia çohet te Suel Çela, torturohet, që të tërhiqet nga tenderi që ta marrë baxhanaku i kryeministrit. Një koordinator i krimit Ergys Agasi, kishte vetëm shishe vere 3 mln euro.

Skenari i asaj proteste është përballja. Një qeveri që është kapur diuke vjedhur, ajo do bëjë gjithçka të mbetet në pushtet. Nuk mundet që kapuir në flagrancë duke vjedhur nuk mund të pretendojmë se japin dorëheqjen. Duhet ti bëjmë ta japin me çdo formë, mjet, mënyrë. Qëllimi është të shpëtojmë demokracinë.

Nëse nuk ka përgjigje normale, largimi nga pushteti, qeveria teknike përgatitja për zgjedhje të përgjithshme. Kjo qeveri nuk mund të organizojë zgjedhje. Nëse nuk po kuptojnë çfarë qëndron, nuk përjashtohet as qëndresa. Ndryshe nga herët e tjera PD dhe opozita nuk përjashton asnjë aksion për largimin e tyre. Qytetarët janë në të drejtë legjitime.

Historia ka treguar se këta janë arratisur. Kalojnë tonelata droge, nuk kalojnë dot Ballukun. Gys Agasin këta e kaluan. Në dosje është vetë Edi Rama. I vetmi vend në botë ku zv.kryeministrja ka 300 apartamente. Është një çmenduri. Nuk ka ndodhur kurrë. As Gadafi nuk ishte kështu. Që një njeri, koordinator shërbëtor i kryeministrit, vetëm shishet e verës ka pasuri 3 mln euro. Çfarë pasurie ka Edi Rama?

© Panorama.al

Te lidhura