Mbante armë në banesë, arrestohet 28-vjeçari i dyshuar.
Policia e Tiranës njoftoi sot (11 shkurt) se ka zbuluar nëpërmjet informacioneve operative se i dyshuari A.M., kishte të fshehura në shtëpi armatime.
Menjëherë u nënshtrua kontroll dhe në papafingon e banesës në fshatin Pezë e Vogël, u gjet një pistoletë me krehër fishekësh.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6, i koduar “Stairs”.
“Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje, të armës së zjarrit. Kishte fshehur pistoletën, në papafingon e banesës së tij, arrestohet 28-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit dhe celulari i të arrestuarit. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në fshatin Pezë e Vogël”, bëri me dije policia.
Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë që mbahej pa leje, nga i arrestuari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
© Panorama.al












