I njohur për rolet në serialet televizive turke, arrestohet aktori i famshëm me origjinë shqiptare! Ja për çfarë akuzohet

Jan 10, 2026 | 16:02

Aktori turk Can Yaman, i njohur për rolet e tij si protagonist në seriale televizive të suksesshme, është arrestuar së bashku me gjashtë persona të tjerë, përfshirë edhe aktoren Selen Gorguzel, në kuadër të një hetimi për trafikim dhe konsum të substancave narkotike në Stamboll. Lajmi raportohet nga mediat turke.

-640-0-69624be0c60ce

Shtatë të arrestuarit po i nënshtrohen testeve në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të verifikuar nëse, kur dhe çfarë lloj droge kanë konsumuar.

Ndërkohë, policia ka zhvilluar bastisje gjatë natës së kaluar në 9 klube nate të ndryshme në metropolin buzë Bosforit, ku janë arrestuar disa shpërndarës droge dhe menaxherë të lokaleve ku dyshohet se shiteshin substanca narkotike.

Turchia, l'attore Can Yaman arrestato per consumo di droga - Open

Hetimi, që ka nisur prej disa javësh, ka përfshirë më shumë se 20 personazhe të botës së spektaklit, VIP-a dhe gazetarë të njohur të Turqisë, të cilët gjithashtu kanë rënë në rrjetën e policisë.

Kujtojmë që aktori ka pranuar më herët origjinën e tij shqiptare.

Can Yaman è tornato sui social, prima della nuova serie Il Turco

Can Yaman, chi è l'ex avvocato diventato l'attore turco più famoso di  sempre | Corriere.it

© Panorama.al

Te lidhura