I mjaftuan 30 sekonda në fushë për të shënuar, talenti 16-vjeçar i Romës futet në histori dhe bëhet lojtari i parë që…

Jan 14, 2026 | 7:40

Antonio Arena do ta mbajë mend për gjithë jetën mbrëmjen e 13 janarit 2026. Në moshën 16-vjeçare (i lindur më 10 shkurt 2009 në Sidnej), ai fillimisht debutoi dhe më pas shënoi golin e 2 me 2 kundër Torinos në Kupën e Italisë, vetëm 30 sekonda pasi Gasperini e hodhi në fushë në vend të Bejli. Fatkeqësisht, goli i tij si një sulmues i vërtetë, një kërcim fitues me kokë në prekjen e parë të topit, në fund doli i pavlefshëm, pasi Roma humbi dhe u eliminua.

arenaaaa

Pasi e nisi karrierën si futbollist në Australi, Arena, i cili ka shtetësi të dyfishtë, u transferua në Itali, ku që nga viti 2022 ka veshur fillimisht fanellën e Peskarës (4 paraqitje dhe 1 gol me ekipin e parë) dhe më pas, nga vera, atë të Romës, fillimisht me Primavera dhe tani edhe me ekipin e parë. Ai është gjithashtu një nga talentet e Italisë U17, me të cilën ka luajtur katër ndeshje dhe ka shënuar një gol.

arena

Arena është i vetmi lojtar i vitit 2009 nga ekipet e pesë kampionateve më të mëdha europiane që ka shënuar një gol në të gjitha kompeticionet këtë sezon, si dhe i pari lojtar i lindur nga viti 2009 e më pas që ka shënuar për një ekip të Serisë A në të gjitha garat.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura