Çelen 5 programe të reja Bachelor dhe Master, dhe ndryshimi i 6 të tjerëve, në fakultetet e Universitetit të Tiranës. Senati Akademik, në mbledhjen e djeshme vendosi që në Fakultetin e Shkencave Natyrore të hapet programi “Master profesional në Mësuesi për lëndën Biologji”, me kohë të pjesshme. Në Fakultetin e Infermierisë do të ofrohen programet “Master profesional në Logopedi”, “Master i shkencave në Logopedi” me kohë të plotë, në Fakultetin e Shkencave Sociale “Bachelor në Filozofi” dhe Master i shkencave në Filozofi”, me kohë të pjesshme. Po kështu, në mbledhjen e djeshme u miratua ndryshimi i programeve me kohë të plotë në Fakultetin e Histori-Filologjisë “Bachelor Gjuhë-Letërsi”, “Msc në Gjuhësi e sotme”, “Msc në Gjuhësi historike” dhe në programin teorik të doktoraturës në Kërkime Gjuhësore. Kanë ndryshuar gjithashtu programet në Fakultetin e Drejtësisë, në planin mësimor të studimeve të ciklit të dytë. Instituti i Studimeve Europiane ka pësuar ndryshime në programet “Msc Legjislacioni dhe Institucionet e BE”, “Msc Politika dhe Qeverisja në Europë”, “Msc Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare”. Po dje, Senati Akademik i dha miratimin propozimit për marrjen e pozicionit të prof. assoc. ar. Ervin Demo, si zv.rektor i Universitetit të Tiranës. Ky vendim u mor me vota unanime nga gjithë anëtarët e Senatit Akademik të UT-së. Prof.assoc.dr. Ervin Demo do të mbulojë anën shkencore dhe marrëdhëniet me jashtë në Universitetin e Tiranës. Universiteti i Tiranës do të pranojë vitin e ri akademik 6180 studentë. Janë shtuar në total 560 kuota. Numri i vendeve të reja në të gjitha degët varion nga 10-50 të tilla.
© Panorama.alProgramet
Fakulteti i Shkencave të Natyrës:
Master profesional në Mësuesi:
për lëndën Biologji, me kohë të pjesshme.Fakulteti i Infermierisë :
“Master profesional në Logopedi”,
“Master i shkencave në Logopedi”Fakulteti i Shkencave Sociale:
“Bachelor në Filozofi”
“Master i shkencave në Filozofi”Ndryshime programesh:
Në Fakultetin e Histori-Filologjisë
“Bachelor Gjuhë-Letërsi”,
“Msc në Gjuhësi e sotme”,
“Msc në Gjuhësi historike”
Doktoraturë në Kërkime Gjuhësore.Instituti i Studimeve Europiane:
“Msc Legjislacioni dhe Institucionet e BE”,
“Msc Politika dhe Qeverisja në Europë”,
“Msc Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare”











