Interpol Tirana në bashkëpunim më Interpol Londrën kanë bërë të mundur arrestimin dhe më pas ekstradimin nga Anglia të shtetasit, Xhevat Kaca, i dënuar në vendin tonë me 10 vjet heqje lirie dhe 500.000 lekë gjobë.
Sipas njoftimit të policisë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Librazhd, me një vendim të vitit 2006, e ka dënuar me 10 vjet burg dhe 500.000 lekë gjobë, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese“, 36- vjeçarin nga Librazhdi.
“I ekstraduari Xhevat Kaca, pasi është larguar në drejtim të Italisë me shtetasen N. K. në vitin 1998, e ka detyruar atë të punojë si prostitutë, duke i marrë të gjitha lekët që ajo fitonte, dhe më pas e ka shitur atë tek një shtetas tjetër shqiptar. Në 2005, shtetasja N.K. është rikthyer në Shqipëri, ku dhe ka bërë denoncimin përkatës ndaj shtetasit Xhevat Kaca.”- thuhet në njoftimin e policisë.











