Bajern Mynih e ka ndjekur me vëmendje ndeshjen mes Kanadasë dhe Marokut dhe nuk ka mbetur i kënaqur. Blerja e re Ismael Saibari u detyrua të largohej herët nga fusha për shkak të një dëmtimi. Disa orë pas përfundimit të ndeshjes, Maroku dha një përditësim fillestar.

“Ai kishte pak dhimbje në kofshë”, raportoi trajneri.
25 vjeçari e kapi disa herë pjesën e pasme të kofshës së djathtë pas një sprinti, dhe më pas ra në tokë duke mbuluar fytyrën me duar. Trajneri shpjegoi se nuk donin të rrezikonin me këtë zëvendësim: “Është e rëndësishme të aktivizojmë lojtarë që janë 100 përqind në ndeshje kaq vendimtare.”
Ende nuk është e qartë për sa kohë sulmuesi do të mungoj për shkak të dëmtimit muskulor. Pjesëmarrja e tij në pjesën tjetër të Botërorit është gjithashtu e pasigurt.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











