U anatemua në rrjetet sociale të Ramës dhe Ballës, gazetari Klevin Muka: Nuk paraqitën asnjë fakt, shembull intimidimi! Revolta i ka delegjitimuar, manipulojnë opinionin publik me pamjet me dron

Jul 6, 2026 | 16:26

Gazetari Klevin Muka i cili përfundoi i anatemuar në rrjetet sociale të kryeministrit Rama dhe deputetit Taulant Balla foli në Neës24 mbi protestën dhe revoltën qytetare kundër qeverisë prej më shumë se 1 muaji.

klevin muka

Muka denoncoi projektin 3D për Porto Palermo, çka bëri që Rama t’i kushtojë gazetarit një postim përgënjeshtrues, mirëpo sipas Mukës Rama nuk paraqiti asnjë fakt kundër denoncimit të tij.

Sakaq, u shpreh se revolta ka delegjitimuar mazhorancën dhe po përpiqen duke manipuluar opinionin publik me pamjet me dron lidhur me pjesëmarrjen masive të qytetarëve në protesta.

Klevin Muka: Faktet që paraqiten aty nuk janë fakte, vendime, por merren me mua. Kanë qenë sulme nga Rama dhe Balla.  Balla më vuri epitet gënjeshtar i paguar. Kam zërin pro, pavarësisht se jam hedhur në kanalin e dy individëve që kanë shumë ndjekës. Kjo është për tu gëzuar. Por edhe e rrezikshme profesionalisht. Intimidohen edhe kolegët. Bëhen shembull, që nëse merreni me një punë të caktuar do ju nxjerrim në rrjetet sociale.  

Personat që bëjnë thirrje se po ngrihet dora ndaj policisë, para 13 vitesh kërcenin mbi efektivët dhe mimikat e tyre janë bërë meme dhe kanë mbetur edhe sot. Nuk mund të flasësh për legjitimitet moral kur para 13 vitesh ke bërë të njëjtën gjë. Është ulur besueshmëria dhe janë delegjitimuar. Kanë nisur përpjekjet për të manipuluar opinionin publik, për pamjet jo të vërteta që nxjerrin me dronë, ndërkohë që qytetarët e shohin sa njerëz ka aty dhe marshimi ka masivitet të madh – nuk mund t’i hedhësh hi sy njerëzve kur virtualiteti është i aksesueshëm nga të gjithë. Nuk e di si e marrin guximin ta bëjnë dhe prapë s’e kanë për gjë kur njerëzit iu kthehen kundër, kanë mbyllur komentet, në parlamente iu shmangen qytetarëve. Çfarë kuptimi ka të jesh përfaqësues kur nuk merr guximin të takosh ata që përfaqëson.

© Panorama.al

Te lidhura