I dehur në timon tentoi të korruptonte Rrugorët për të shmangur gjobën, arrestohet 38-vjeçari! Ofroi 5 mijë lekë, por…

Mar 30, 2026 | 10:27

Të paktën 11 drejtues të automjeteve janë arrestuar dhe proceduar penalisht, pasi akuzohen se kanë tentuar të korruptojnë efektivët e Policisë Rrugore Durrës këto ditë, me qëllim shmangien e gjobave.

durres rrugorja korrupsion

I fundit u arrestua një 38-vjeçari që iu ofroi para punonjësve të Policisë që e konstatuan duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

“Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë shenjë ndalimi, në aksin rrugor “Golem-Plepa”, automjetit me drejtues shtetasin L. K., 38 vjeç. Nga kryerja e testit të alkoolit, drejtuesi i automjetit rezultoi në gjendje të dehur”, tha policia vendore.  

Gjatë veprimeve të punonjësve të Policisë, drejtuesi i automjetit iu ka ofruar atyre 5 000 lekë, me qëllim shmangien e procedurave ligjore.

Në përfundim të veprimeve 38-vjeçari banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë për veprat penale “korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

Te lidhura