I arratisur prej 8 vitesh nga burgu grek, arrestohet shqiptari në stacionin e autobusëve në Trikalë

Feb 13, 2026 | 22:06

Autoritetet greke kanë vënë në pranga një 40-vjeçar shqiptar, i cili ishte arratisur nga burgu i Trikalës në vitin 2018, pasi nuk ishte rikthyer nga një leje e dhënë nga administrata penitenciare.

policia greke

Sipas mediave lokale, 40-vjeçari, i cili vuante dënimin për grabitje, tentativë vrasjeje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, është pikasur në stacionin e autobusëve të qytetit të Trikala, teksa po përpiqej të largohej me autobus.

Ai është kontrolluar nga efektivët e njësisë DIAS, të cilët gjatë verifikimit konstatuan se bëhej fjalë për personin që nuk ishte kthyer më në burg pas lejes së përkohshme të vitit 2018.

Menjëherë pas identifikimit, 40-vjeçari është arrestuar dhe pritet të rikthehet për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

© Panorama.al

Te lidhura