
Jahmir Hyka është shpallur lojtari i javës në Zvicër, duke u vlerësuar maksimalisht nga media dhe specialistët vendës. Për mesfushorin e Kombëtares, kjo ishte një arritje e dyfishtë për faktin se në ndeshjen e tij të parë si titullar në kampionat arrin të shkëlqejë duke marrë dy penallti, por duke i treguar njëkohësisht edhe trajnerit te skuadrës se është gati për të fituar vendin në formacionin bazë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u transferua këtë verë te skuadra zvicerane e Luzernit dhe e pati të vështirë që të mund të gjente hapësira. Në dhjetë ndeshjet e para të kampionatit helmet, Hyka ka luajtur në nëntë prej tyre, por vetëm të dielën u aktivizua si titullar dhe luajti deri në fund të takimit.











