Holtkemper: Rivotimi nuk i jep fund krizës

May 30, 2011 | 20:48

Ambasadorja gjermane në Tiranë është shprehur kundër një rivotimi për kryetar bashkie në Tiranë, ndërsa ka theksuar se nuk dinte ndonje rast ku votat e hedhura gabim, të ishin numëruar.

Ajo tha se është kundër përsëritjes së zgjedhjeve në Tiranë, pasi sipas saj, kjo nuk do ta nxirrte Shqipërinë nga kriza e thellë politike.

Ambasadorja Holtkemper i bëri komentet gjatë një vizite në Kukës, ku tha se procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur pasi ende nuk kemi një fitues për Tiranën. Sipas saj, duhet pritur vendimi i Kolegjit Zgjedhor për të mësuar dhe rezultatin për Tiranën.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë në një intervistë për Deutsche Welle në shqip, ambasadorja gjermane në Tiranë, tha se pret nga Kolegji Zgjedhor që apelimet të trajtohen në mënyrë të ndershme dhe transparente dhe në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar.

© Panorama.al

Te lidhura