Zbardhet hedhja në erë me eksploziv ndaj një diskoje në zonën e Athinës katër muaj më parë.
Autorë të dyshuar janë 2 shqiptarë të skeduar nga autoritetet ligjzbatuese dhe me precedentë të mëparshëm penalë për krime të ndryshme.
Hetimi për shpërthimin me bombë që ndodhi mbrëmjen e 7 tetorit 2025 në diskotekën “Jacky O.”, është duke vazhduar nga oficerët e Departamentit të Zhvatjes në Athinë.
Sipas informacioneve, autorët dyshohet të jenë dy shqiptarë të cilët janë filmuar nga kamerat e sigurisë, sipas “Protothema”.
Ajo që po shqyrtohet si një motiv i mundshëm është refuzimi i pronarit për të paguar paratë e mbrojtjes.
Lidhur me profilin e tyre, thuhet se dy të pandehurit kanë qenë më parë në shënjestër të policisë për grabitje.
© Panorama.al












