Karriera e tyre e shtrirë tashmë në disa dekada, së shpejti do të bëhet film. Kështu ka vendosur një regjisore daneze, e cila këto ditë është duke qëndruar në Kosovë dhe duke i intervistuar dy këngëtarët e njohur, Naim Abazin dhe Mihrije Braha.
“Edhe pse nuk kam shumë njohuri dhe të drejtë të flas për këtë ofertë nga një regjisore daneze, por po e zbuloj në disa pika të shkurtra se bëhet fjalë për një film danez, ku pjesë e saj pritet të jemi unë dhe Naimi. Në realitet, regjisorja na ka marrë në intervistë mua dhe Naimin, ku kemi folur për jetën e karrierën tonë artistike dhe një pjesë të këtij skenari do ta paraqesë në filmin, i cili do të realizohet në Danimarkë”. Kështu rrëfen Mihrija, e cila shpreson që ky skenar të ketë sukses në film dhe karriera e tyre të marrë përmasa më të mëdha. Përveç këtyre projekteve, ajo është e angazhuar edhe në realizmin e emisionit “Odeon”, që sipas saj po pëlqehet mjaft nga publiku. “Emisioni ‘Odeon’ çdo herë e më shumë po tërheq vëmendjen e opinionit, po punojmë maksimalisht në mënyrë që emisioni të bëhet edhe më i kërkuar për publikun”. Mihrija tani është në prag të fillimit të projekteve për programet festive për festat e fundvitit, në të cilat thotë se do të ketë edhe disa paraqitje të reja. bl. re











