“21 janari”, Rama dhe Jensen: Hetim të plotë

Jan 27, 2012 | 14:28
Ina Rama- Karsten Jensen

TIRANE Kryeprokurorja Ina Rama ka pritur sot në në takim ambasadorin e Danimarkës në Tiranë, Karsten Jensen me të cilin ndau qëndrimin për hetim të plotë dhe të gjithanshëm për ngjarjet e 21 janarit.

Sipas njoftimit të prokurorisë, takimi ka patur si temë kryesore pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe rolin e tyre në forcimin e shtetit të së drejtës, ku me këtë rast është vlerësuar performanca e Prokurorisë Shqiptare si një nga hallkat e rëndësishme në ruajtjen dhe zbatimin e ligjit.

Të dy bashkëpbiseduesit nga ndarë mendimin se; “Mbështetja tek ligji, zbatimi me rigorozitet I tij dhe shmangia e çdo ndikimi ekstraligjor nga organet e drejtësisë është një ngakushtet themeltarë të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe të demokracisë në vend.”

Ambasadori Jensen, vendi I të cili mban presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian, I ka shprehur mbështetjen  Prokurorisë Shqiptare , ndërsa ka vlerësuar punën profesionale të kryer prej saj si dhe bashkëpunimin midis instutucioneve të akuzës së dy vendeve.

© Panorama.al

Te lidhura