Heqja e ‘non gratës’ nga SHBA, Berisha për ekipin e LaCivita: Kompania e kontraktuar për zgjedhje nuk ka asnjë tagër për qëllime lobimi

Feb 19, 2025 | 12:35

Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë një konference për media, është shprehur se kompania amerikane e kontraktuar për të drejtuar fushatën e PD-së për zgjedhjet e 11 majit, nuk ka asnjë tagër lobimi.

Kjo sipas tij, do të thotë që ekipi i Chris LaCivitas, është kontraktuar për fushatën, jo për heqjen e non gratës nga SHBA.

“Nuk ka kompania e kontraktuar për zgjedhje, nuk ka asnjë funksion dhe lidhje si kompani lobimi. Në vendin e vetë këto kompani, ose këto veprimtari, janë me kuadër të ndryshëm ligjor. Nëse shkoni të konferenca e parë, ua kam sqaruar se kjo kompani nuk ka asnjë tagër për qëllime lobimi”, tha Berisha.

LEXO EDHE: “FBI të hetojë shpërdorimet e parave të taksapaguesve amerikanë në Shqipëri”- Berisha: Do të bëhet një audit i plotë për këto abuzime

© Panorama.al

Te lidhura