TIRANE- Numri dy i qeverise, njeheresh ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto ka perseritur sot mbeshtetjen e Shqipërise per dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke e quajtur ate nje proces qe do të sjellë një ritëm të ri në rrugen integruese te Kosovës.
Deklarata eshte bere gjate nje konference te perbashket qe Haxhinasto zhvilloi me homologun Petroviç, ku Haxhinasto theksoi se dialogu teknik dhe praktik sigurisht qe nuk ka te beje me diskutime te karakterit te statusit, qe tashme eshte ceshtje e mbyllur.
Duke iu referuar njohjeve të pavarësisë së Kosovës, Haxhinasto theksoi se ky është një proces i pandalshëm ndërsa shtoi se deklaratat për një ndarje të Kosovës janë teori të dështuara.
Ndërsa zëvendëskryeministri i Kosovës, që përfaqëson minoritetin serb, falenderoi për mbështetjen e Shqipërisë për ecjen para të Kosovës. “Le t’ia lëmë historisë të kaluarën, të punojmë për të ardhmen e qytetarëve tanë. Ndarja apo shkëmbimi i territoreve në Kosovë, për ne ndahet në sukses dhe mossukses. Ne duam të jemi pjesë e BE-së. Duam të punojnë në këtë drejtim. Asnjë nga këto ide nuk e ka marrë mbështetjen e Brukselit apo Washingtonit, e për pasojë jemi kundër”, tha Petrovic.
© Panorama.al











