Haxhia: Nishani, Topalli, Majko, me licenca avokatie

Sep 18, 2012 | 13:26

Maksim Haxhia

Flet kryetari i Dhomës së Avokatisë.

“Më shkarkuan si prokuror i Përgjithshëm sepse nuk pranova t’i nënshtrohesha politikës”

Ish-prokurori i parë i Përgjithshëm në pluralizëm, Maksim Haxhia, sot kryetar i Dhomës së Avokatisë, në një intervistë për emisionin “Arena” me gazetarin Roland Qafoku, tregon historinë e shkarkimit të tij nga maxhoranca e djathtë e asaj kohe. Sipas tij, grupi i deputetëve që vinin nga familje të persekutuara kërkonin ta kthenin Prokurorinë e Përgjithshme në një institucion represiv politik ndaj anëtarëve të ish-nomenklaturës komuniste pa çështje konkrete hetimore. Duke folur për avokatinë sot, Haxhia shprehet se janë rreth 40 deputetë të Parlamentit shqiptar që kanë marrë licencën e avokatisë, ndër të cilët presidenti Nishani, Jozefina Topalli, Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj dhe të gjithë ish-ministrat e Drejtësisë.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura