Hapja e qendrës, ulet me 30% ndotja e ajrit

Jan 22, 2012 | 13:43

TIRANE- Ministria e Shendetesise ka deklaruar sot se ne kryeqytet eshte konstatuar ulje e ndotjes se ajrit dhe nje nga ndikuesit pozitiv te kesaj ka qene edhe hapja e qarkullimit ne Sheshin “Skenderbej”.

Deklarata eshte bere sot per mediat nga Bardh Spahia, i cili ka bere me dije te dhenat e fundit te monitorimit te ajrit nga  Ministria e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas monitorimit, lehtësimi i trafikut në qëndër të qytetit ka ndikur në uljen me rreth 30% të ndotjes. Nderkohe qe dioksidi i karbonit është ulur me 37 %.

OBSH terheq vemendjen duke vleresuar se niveli i ndotjes së ajrit në Tiranës është 3 deri në 4 herë më shumë se normat e lejuara.

© Panorama.al

Te lidhura