Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Iranit në lidhje me qarkullimin e anijeve në Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për tregtinë globale të energjisë.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump i kërkoi Iranit të lejojë kalimin e lirë të anijeve.
Ai paralajmëroi se e marta mund të shënojë zhvillime të rëndësishme, duke përmendur edhe mundësinë e goditjes së infrastrukturave energjetike dhe urave në Iran.
“Hapni Ngushticën e Mallkuar, ju kopilë të çmendur, ose do të jetoni në Ferr – VETËM SHIKON”, shkruan Trump.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një pikë kyçe për transportin global të naftës dhe gazit, dhe çdo përshkallëzim në këtë zonë mund të ketë pasoja të gjera për tregjet ndërkombëtare dhe sigurinë energjetike.
© Panorama.al












