Guvernatori i BSH, Topi dekreton Ardian Fullanin

Nov 9, 2011 | 14:50

TIRANË- Presidenti i vendit, Bamir Topi ka propozuar sot emrin e Ardian Fullanit, guvernatorit aktual të Bankës së Shqipërisë për postin e ri, në kuadër të zgjedhjeve për kreun e ri të këtij institucioni.

Me anë të një dekreti të posacëm, publikuar sot në faqen zyrtare të Presidencës, Presidenti Topi dekreton “Propozimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë”.

“Zoti Ardian Fullani, i propozohet Kuvendit për t’u zgjedhur Guvernator i Bankës së Shqipërisë”- thuhet në dekretin e Topit, mbështetur në nenin 93 dhe 161, paragrafi 2, të Kushtetutës së Shqipërisë.

Vetëm pak ditë më parë, Fullani ishte një nga emrat e propozuar nga kreu i qeverisë, Sali Berisha për anëtare te bordit të Bankës së Shqipërisë. Ndërkohë që opozita e ka kundërshtuar rikandidimin e tij per nje mandat te dyte.

© Panorama.al

Te lidhura