Guardiola: Harrojeni Realin, ne shohim punën tonë

Nov 21, 2011 | 11:05
Pep Guardiola. trajneri i Barcelones

Guardiola u ka kujtuar lojtarëve të tij se gjhithcka varet prej vetë atyre, nëse duan të jenë fitimtarë të titullit edhe këtë sezon. Pep Guardiola, teksa kërkonte (në fakt e arkivoi) një fitore bindëse ndaj Zaragozës, të shtunën e kaluar, në dhomën e veshjes, para ndeshjes u kërkoi lojtarëve të tij ta shkëpusin mendjen nga loja që do të luhej në atë kohë mes Valencias dhe Real Madridit. “Harrojeni Real Madridin, ne merremi me ndeshjet tona,” – mësohet t’u ketë thënë trajneri të tijve, të cilët shpresonin se Reali i Madridit mund të linte dy apo tri pikë në “Mestalla”. Natyrisht, Guardiola e di më mirë se gjithkush që, të jetosh në kurriz të rezultateve të të tjerëve, është shenjë e dobësisë tënde. Prandaj, u ka rikujtuar lojtarëve që stërvit që të përqëndrohen në punën e tyre dhe të përpiqen të mos krijojnë më asnjë shkëputje nga rivali historik, që për momentin mban kreun e “La Liga”-s, me tri pikë më shumë. Megjithatë, Guardiola nuk mundi t’i parandalojnë disa prej lojtarëve të tij, kur u larguan nga dhomat e zhveshjes në drejtim të televizioneve të shpërndara në zonën e përzier në “Camp Nou”, ku po transmetohej ndeshja e Realit në Valencia, përfshi këtu edhe Ksavi dhe Fabregas.

© Panorama.al

Te lidhura