Grossruck uron Berishën e Bashën për fitoren në zgjedhje

May 25, 2011 | 16:45

TIRANE- Kryeministri Sali  Berisha ka pritur sot në një takim zëvendëspresidentin e  Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Wolfgang Grossruck.

Gjatë takimit kryeministri Berisha I ka shprehur falenderimet e tij, zotit Grossruck për të gjithë kontributin që ai ka dhënë në të mirë të Shqipërisë. Vetë Grossruck duke i vlerësuar zgjedhjet e 8 majit si një moment I rëndësishëm për demokracinë e vendit tonë, uroi kryeministrin  Berisha për fitoren e Partisë Demokratike dhe të koalicionit që ai drejton, në veçanti për fitoren e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, e kandidatit të tij zotit Lulëzim Basha, në bashkinë e Tiranës.

Grosruk dhe delegacioni që e shoqëronte, vlerësuan arritjet e jashtëzakonshme të reformave të qeverisë shqiptare, gjatë kësaj periudhe dhe u interesuan për mundësitë e shumta që Shqipëria ofron për biznesin e huaj dhe investimet.

Në takim u vlerësua gjithashtu bashkëpunimi i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Austrisë dhe qeverive të dy vendeve në shumë fusha, si dhe u vlerësua fakti që investimet austriake zenë vendin e trete për sa i përket investimeve te huaja ne Shqipëri, në sektorë shumë të rëndësishëm si ai bankar, hoteleri  apo turizëm.

© Panorama.al

Te lidhura