Sherr adoleshentësh, pranga për plagosje me armë

Jan 29, 2012 | 16:52

DURRËS- Një adoleshent është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në Durrës, në një lokal në lagjen nr 17 të qytetit.

Sipas të dhënave të para mësohet se i plagosur ka mbetur i riu me inicialet E. F. Ai është dërguar në spital, në gjendje të rëndë.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë ndalimin e autorit të dyshuar, 18 vjecarit Blerim Furriku.  Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një grindje mes të rinjve për arsye që ende nuk bëhen të ditura.

© Panorama.al

Te lidhura