Greqia goditet nga një tjetër tërmet, panik te banorët! Magnituda e lëkundjeve dhe epiqendra sizmike

Mar 27, 2026 | 19:36

Një tjetër tërmet ka goditur sot Greqinë (27 mars), në orët e para të mbrëmjes.

termet

Lëkundjet kishin një magnitudë prej 3.4 të shkallës Rihter dhe epiqendra ishte në Janinë.

Tërmeti ndodhi në orën 19:01, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Epiqendra e tërmetit ndodhet 9 kilometra në jug të Agia Kyriaki, Janinë, ndërsa thellësia fokale e tërmetit vlerësohet në 12.5 kilometra.

Dridhja u ndje edhe në rajonin e Thesprotisë. Nuk ka raportime për të lënduar apo dëme, por paniku të banorët ka qenë i madh.

janine termet

Kjo, për shkak të tërmetit të fundit të 8 marsit në Janinë, ku forca 5,3 ballë rrafshoi edhe ndërtesat e vjetra dhe shkaktoi gjendje emergjence.

© Panorama.al

Te lidhura