Greqi, qeveria i përgjigjet presionit të FMN-së

Sep 20, 2011 | 12:06

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka bërë thirrje Greqisë që të zgjidhë krizën me reforma efikase për mbledhjen e taksave, dhe me jo rritje të mëtejshme të tyre. Greqia nuk ka mundur të marrë në shtator këstin e ri të ndihmës prej tetë miliardë eurosh. Vendimi do të shqyrtohet edhe një herë nga BE-ja dhe FMN-ja në tetor. Nëse edhe në tetor ky vend nuk e merr këstin, atëherë shpallet i falimentuar, për shkak të borxheve. Qeveria greke shpalli dje masa të reja financiare, në përpjekje për të bindur specialistët e FMN-së, BE-së dhe BQE-së t’i japin këstin e gjashtë të ndihmës ekonomike. Pritet të ketë shkurtime të tjera të vendeve të punës në strukturat shtetërore, reduktime pagash, pensionesh, rritje të akcizës së karburanteve për ngrohje, rritje të taksave të cigareve dhe pijeve alkoolike.

© Panorama.al

Te lidhura