Greqi, kapet 30 kg drogë, pranga shqiptarit

Nov 28, 2011 | 9:21

ATHINË- Policia greke ka sekuestruar një tjetër sasi droge nga Shqipëria dhe ka arrestuar transportuesit, një 36 vjecar shqiptar.

Agjentët e anti-drogës së Athinës, kanë arritur të hyjnë në kontakte me një trafikant shqiptar, për blerjen e një sasie hashashi. Kundrejt 24.000 eurove, është rënë dakord që nga Shqipëria, të transportohej drejt Athinës, një sasi prej 30 kg lëndë narkotike, “cannabis sativa”.

Droga, e siguruar në Lazarat, ka kaluar kufirin e gjelbër, dyshohet përmes Kakavijës, dhe më pas, nën vëzhgimin e policisë, ka përshkuar rrugën përmes Agrinjos dhe ka mbërritur në Athinë. Në këtë moment është organizuar shkëmbimi. Agjentët e policisë kanë ndërhyrë duke arrestuar transportuesin, një 36-vjeçar shqiptar.

Shpresa DINE

© Panorama.al

Te lidhura