ATHINË- Ka përfunduar pa një emër konkret për kryeministër, takimi i pasdites mes partive politike dhe kreut të shtetit grek, Karolos Papulias.
Filipos Petsalnikos, kryetar i Parlamenti nuk është më në listën e favoritëve për të drejtuar qeverinë e unitetit.
Këshilli i liderëve politikë do të takohet sërish nesër në orën 10:00 për të vazhduar diskutimet, të cilat po udhëhiqen nga presidenti Karolos Papulias. Jo pak nervozizëm shkaktoi më herët edhe tërheqja nga bisedimet e liderit të LAOS, Karatzaferis.
Pak para takimit me presidentin, liderë të Demokracisë së Re thanë se emri i Lukas Papadhimos nuk është propozuar kurrë për kryeministër, pasi sipas tyre, nëse do të kishte ndodhur, ata nuk do ti kishin thënë jo.
Papandreu flet në TV, nis takimi me Papulias
Pak para fillimit te takimit mes presidentit Papulias dhe Papandreut, ky i fundit iu drejtua grekeve me nje fjalim lamtumire ne televizion.
Kryeministri ende në detyrë i Greqisë, Jorgo Papandreu tha se vendi i tij do të jetë më i fortë dhe më i sigurtë pas zbatimit të marrëveshjes për borxhin me vendet e eurozonës.
Papandreu tha se të gjitha partitë politike duhet të bëjnë çdo gjë të nevojshme për të mbetur në Ai kërkoi që ti çohet një mesazh i fortë partnerëve europianë, se edhe ne dimë të bashkëpunojmë. Falë sakrificave që bëmë dhe që po vazhdojmë të bëjmë, në i shpëtuam falimentimit, tha Papandreu më tej në fjalimin e tij.
Në fjalimin që mund të konsiderohet i fundit i tij në rolin e kryeministrit, Papandreu u tha lamtumire dhe falenderoi bashkepunetoret e tij, greket dhe te gjithe ata qe sakrifikuan në këtë situatë të vështirë për vendin.
Zhvillimet e ditës
Ndonese njoftuar per ne mesdite zgjatja e takimeve rreth marreveshjes mes paleve ka shtyre publikimin e emrit te ri.
Presidenti Papulias ka lene zyren e tij rreth ores 14.00 dhe ka deklaruar shkurt per mediat: “Mbaruam!”. Deklarate qe ka lene të kuptohet, se tashmë dy partitë e mëdha kanë arritur në një marrëveshje dhe kanë rënë në një mendje, për kryeministrin e ri dhe anëtarët e qeverisë së re.
Pas kësaj u njoftua se takimi mes presidentit dhe kryeministrit ne detyre Papandreu do të zhvillohet pasdite në ora 17:00.
Ne mengjes Reuters njoftoi se emri i kryeministrit të ri grek pritet të bëhej publik mesditën e sotme.
Lajmi publikuar në Reuters i referohej një zëdhënësi të qeverisë, i cili pavarësisht kësaj nuk ka bërë publik ndonjë emër për drejtuesin e ri të qeverisë.
“Kandidatura e Papademos ka ngritur probleme që kanë të bëjnë me të dyja palët” raporton Reuters.
Disa media greke njoftojnë se Papademos kishte vendosur kushte që palët nuk mund t’i pranojnë, ndërsa të tjera burime raportojnë se ka pasur kundërshtime nga ministri i Financave Evangelos Venizelos, sepse Papademos donte ndryshimin e ekipit ekonomik të qeverisë.
© Panorama.al











