Në orët e hershme të mëngjesit, është grabitur me dhunë bashkëshortja e lojtarit të Napolit, Hamsik. Makina e saj BMW X6 ishte grabitur në mëngjes me bashkëshorten e Hamsikut, ndërsa policia kishte arritur ta gjente me anë të satelitit Martina Franova, hendbolliste e klubit Atella Orta është ndaluar me armë nga persona të panjohur, ndërkohë që ajo po hynte në veturën e saj. Gruaja e lojtarit të Napolit, që pret një fëmijë, ka shpëtuar pa ndonjë dëmtim të rëndë fizik, ndërsa është tmerruar psikologjikisht. Ka qenë alarmi i makinës, i lidhur me satelitin për shkaqe sigurie, ai që i ka detyruar grabitësit të largoheshin pa e kryer deri në fund misionin e tyre, ku mund të ketë qenë object edhe vetë makina luksoze, përveç parave dhe bizhuterive që kishte me vete gruaja e lojtarit të Napolit, që të marten ishte në fushën e lojës, duke luajtur ndaj Mancester Sitit, ndeshje për Ligën e Kampioneve, e fituar me rezultatin 2-1.











